JO VETËM ERA ISTREFI/ Kunati i saj në bashkëpunim me këngëtarin xhamajkan (FOTO) – AlpeGossip
JO VETËM ERA ISTREFI/ Kunati i saj në bashkëpunim me këngëtarin xhamajkan (FOTO)

JO VETËM ERA ISTREFI/ Kunati i saj në bashkëpunim me këngëtarin xhamajkan (FOTO)

Kohët e fundit Robert Berisha ka qenë mjaft aktiv në tregun muzikor shqiptar dhe për një kohë të shkurtër ka sjellë disa këngë të suksesshme. Kënga e tij e fundit “Pa ty” ka arritur mijëra klikime në “Youtube” dhe fansat e kanë pritur mjaft mirë.

Por duket se tani këngëtarin do e shohim edhe jashtë kufijve shqiptarë. Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, Roberti tregon për bashkëpunimin e radhës me një artist të huaj.

“Këngë e re po vjen”,- shkruan Roberti krahas fotos me këngëtarin xhamajkan, Bay-C.

Bay-c është këngëtar i suksesshëm në Xhamajkç dhe në shumë shtete të Europës. Në vitin 2015 ai ka qëndruar në krye të “MTV” në Gjermani.