Pritja e ëmbël për këngëtaren Adelina Tahiri, duket se është drejt fundit. Ditët kanë filluar të numërohen mbrapsht dhe Adelina shfaqet më tërheqëse se asnjëherë. Pak minuta më parë ajo ka publikuar një foto nga setet fotografike që ka bërë gjatë shtatzënisë dhe tregon se shumë shpejt vjen në jetë djali i saj.
“97%”, shkruan Adelina krahas fotos.
Me një llogaritje të thjeshtë kjo tregon se fëmija i parë i këngëtares vjen në jetë pas 10 ditësh.
Tashmë të gjithë jemi kuriozë të dimë emrin që Adelina dhe bashkëshorti i saj, Serjoza Markov kanë zgjedhur për vogëlushin.