HARROJENI REPERIN/ Zbulohet i dashuri sekret i Armelës së BB (FOTO) – AlpeGossip
HARROJENI REPERIN/ Zbulohet i dashuri sekret i Armelës së BB (FOTO)

HARROJENI REPERIN/ Zbulohet i dashuri sekret i Armelës së BB (FOTO)

Ish-banorja e “Big Brother”, Armela Hyseni ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi për jetën personale. Pak javë më parë pushtoi portalet lajmi se ajo është në një lidhje me reperin Escobars, lajm i cili u përgënjeshtrua nga Armela. Ndërsa ditën e djeshme u përfol se ish-banorja ka nisur një lidhje të re dhe ndodhet me pushime me të dashurin.


Lidhur me këto lajme ka reaguar sot vetë Armela e cila ka postuar një foto nga resorti luksoz ku po kalon pushimet dhe tregon dy shoqet e saj me të cilat ndodhet atje. “Armela me të ‘dashurit’ sekrete. Beqare dhe duke shijuar jetën. Nuk jam duke kërkuar burrë”, shkruan Armela duke i dhënë fund spekulimeve.