Pas ndarjes së bujshme/ Këngëtari i njohur shqiptar prezanton të dashurën e re (FOTO) – AlpeGossip
Pas ndarjes së bujshme/  Këngëtari i njohur shqiptar prezanton të dashurën e re (FOTO)

Pas ndarjes së bujshme/ Këngëtari i njohur shqiptar prezanton të dashurën e re (FOTO)

Valon Shehu është një nga ata këngëtarë, i cili nuk flet shumë për jetën private. Lidhja e tij e vetme e njohur në ekran ka qenë ajo e viteve më parë, me këngëtaren Arbëresha Maloku. Marrëdhënia e tyre përfundoi në vitin 2015 pas më shumë se gjashtë vitesh lidhje.

Që nga ajo periudhë këngëtari i është përkushtuar shumë karrierës së tij artistike duke punuar fort për koncertet live. Gjithashtu kohët e fundit ai ka hapur edhe një lokal të tijin në Kosovë. Por, pavarësisht angazhimeve të shumta duket se ai gjen edhe kohë të lirë për t’ju përkushtuar dashurisë. Në një foto të publikuar së fundmi në ‘Instastory’, ai na prezanton të dashurën e tij. Bëhet fjalë për një vajzë bukuroshe brune, me të cilën Valoni po kalon edhe disa ditë pushimi në det.