JAM SHQIPTAR/ Aktori që po çmend vajzat në Turqi e pranoi publikisht (VIDEO) – AlpeGossip
JAM SHQIPTAR/ Aktori që po çmend vajzat në Turqi e pranoi publikisht (VIDEO)

JAM SHQIPTAR/ Aktori që po çmend vajzat në Turqi e pranoi publikisht (VIDEO)

Është vetëm 19 vjeç, por me rolin e tij në serialin “4N1K”, një serial për të rinj që po transmetohet aktualisht në Turqi, aktori Atakan Hoshgoren i ka bërë për vete të gjitha vajzat. Së fundmi në një komunikim live me fansat e tij, Atakan i ka habitur të gjithë me deklaratën.


I pyetur nga vjen, Atakan është përgjigjur se origjina e tij është nga Shqipëria. “Jam nga Stambolli, kam lindur në Stamboll, por origjina jonë është nga Shqipëria”, është shprehur aktori 19-vjeçar duke i gëzuar fanset shqiptare.

Kujtojmë që edhe shumë aktorë të tjerë e kanë pranuar origjinën e tyre shqiptare ku kujtojmë: Barish Arduç, Halit Ergenç, Gizem Karaca, Can Yaman etj. Ndiqni në videon e mëposhtme momentin kur Atakan Hoshgoren deklaron se është me origjinë shqiptare.