Njihuni me gratë e respektuara që janë të varura nga seksi – AlpeGossip
Njihuni me gratë e respektuara që janë të varura nga seksi

Njihuni me gratë e respektuara që janë të varura nga seksi

Kate Wilkinson është një psikologe dhe një nënë e respektuar e tre fëmijëve të cilën mund ta shohësh çdo ditë duke vrapuar nga shkolla e fëmijevë në punë.

Ajo që nuk do i shkonte njeriu në mendje është që nëna e tre fëmijëve është në fakt e diagnostikuar me varësi ndaj seksit.

Pas viteve terapi tashmë, 39-vjeçarja, Kate dhe parteri i saj 40-vjeçar, John janë tashmë duke e vënë “vesin” e tyre nën kontroll dhe po jetojnë një jetë të lumtur.

Ndërkohë që shumë do qeshnin dhe do pyesnin: “Po mirë ku qëndron problemi këtu?”

Kate shpjegon të kundërtën.

Ajo thotë se ky nuk është një problem për të qeshur dhe se varësia që ajo ka, që prek rreth 4 për qind të popullsisë, i ka shkaktuar depresion, ankth si dhe dëme fizike.

Kate shprehet:

Femrat e varura nga seksi nuk janë siç portretizohen rëndom- sharmante, koketa në aksion për të joshur meshkuj. Në fakt kjo varësi është diçka që ka një impakt në jetën e përditshme.”
Nga ana tjetër, Lynn Anderton, 56-vjeçare, u bë e varur nga seksi kur filloi marrëdhënien e saj të parë me një djalë të ri pas ndarjes nga martesa e parë.

Ndërsa, Rebecca Barker, 37-vjeçare, filloi të fiksohej pas seksit kur fëmija i saj më i vogël nisi parashkollorin

Sipas revistës WHO, çrregullimi i sjelljes seksuale të sëmurë është përcaktuar si një paaftësi për të kontrolluar nxitjet intensive seksuale, pavarësisht që shpesh ndodh që të mos vijë asnjë kënaqësi prej tyre.