DASMA MADHËSHTORE NË MIAMI/ Afërdita Dreshaj publikon VIDEON e plotë: Gjithçka mahnitëse – AlpeGossip
DASMA MADHËSHTORE NË MIAMI/ Afërdita Dreshaj publikon VIDEON e plotë: Gjithçka mahnitëse

DASMA MADHËSHTORE NË MIAMI/ Afërdita Dreshaj publikon VIDEON e plotë: Gjithçka mahnitëse

Më 29 qershor, Afërdita Dreshaj kurorëzoi dashurinë e saj në martesë me hokeistin çek Jakub Kindl, në një dasmë madhështore në Miami. Nusja ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, imazhe të shkëputura nga ceremonia apo dasma, por nuk pamë asnjë video se çfarë ndodhi atë ditë.

Afërdita nuk nguroi të ndante me ndjekësit dy video shumë emocionuese ditën e sotme, ku në njërën përmblidhet shumë shkurt detajet e ceremonisë, ndërsa në tjetrën zbulohet një pjesë e mirë e dasmës.

Në video, këngëtarja shqiptare shprehet shumë e emocionuar momente përpara se t’i drejtohet altarit, pasi është në ankth nëse partneri i saj do të jetë i lumtur me zgjedhjen e fustanit të nusërisë apo modelit të flokëve. Ndërsa Jakub rrëfen se mezi pret që Afërdita të jetë bashkëshortja e tij. Edhe shoqërueset e nuses apo dhe e ëma e saj, shprehen shumë të emocionuara, pasi Afërdita ka zgjedhur që edhe ato të ishin në qendër të vëmëndjes atë ditë.