Marina Fara shtatzënë/ Fotot e reja të së bijës së Eli Farës sqarojnë gjithçka – AlpeGossip
Marina Fara shtatzënë/ Fotot e reja të së bijës së Eli Farës sqarojnë gjithçka

Marina Fara shtatzënë/ Fotot e reja të së bijës së Eli Farës sqarojnë gjithçka

Disa muaj më parë në mediat online qarkulloi lajmi se Marina Fara, vajza e këngëtares Eli Fara është në pritje të fëmijës së saj të parë. Menjëherë sapo u përhap ky lajm në media qarkulluan edhe imazhet e para të të dashurit të saj, të cilin ajo ka preferuar ta mbajë të fshehtë.

Madje në media qarkulluan edhe foto ku ajo shfaqej së bashku me partnerin e saj në një klinikë gjinekologjike.

Menjëherë pas lajmit të shtatzënisë Marina mbylli çdo rrjet social duke mos lënë asnjë dritare komunikimi me fansat e saj të shumtë.

Mirëpo ditën e sotme ka qenë Aurela Gaçe ajo që ka postuar në profilin e saj në Instagram disa foto ku shfaqet me vajzën e mikeshës së saj. Ndërkohë që llogaritet që Marina të jetë në muajin e pestë të shtatzënisë, në këto foto ajo shfaqet tepër elegante dhe barku i rrumbullakosur duket fare pak.

Me Marinën. Eli Fara me çupin tënd. Marushkën siç e përkëdhel ti.”, shkruan Aurela Gaçe në postimin e saj në Instagram duke na treguar se ndodhet së bashku me Marinën pak para fillimit të një koncerti në Durrës.