Pas deklaratës për Vin Velin/ Bora Zemani nxehet keq: Është për të ardhur keq se si…(FOTO) – AlpeGossip
Pas deklaratës për Vin Velin/ Bora Zemani nxehet keq: Është për të ardhur keq se si…(FOTO)

Pas deklaratës për Vin Velin/ Bora Zemani nxehet keq: Është për të ardhur keq se si…(FOTO)

Bora Zemani ishte e ftuara e puntatës së fundit në emisionin “Pushime on Top”. Moderatorja bukuroshe ka rrëfyer për jetën e saj aq shumë të komentuar pas divorcit me DJ e njohur Vin Veli.

“Ne të dy nuk jemi armiq. Bashkë do të jemi të lidhur gjithë jetën, edhe pse nuk jetojmë bashkë. Kjo lidhje është për shkak të djalit tonë. Në çdo aktivitet që ka djali, ne shkojmë të dy”, tregoi Bora, e cila shtoi se për momentin nuk është në një lidhje dashurie.

Ajo tha se është një “mama single”.

Borën e kemi parë prej disa vitesh pjesë të SuperSport në Digitalb, por prej sezonit të ri duket se do të kemi ndryshime.

“Unë kam kaluar tre vite shumë të bukura, tre vite fantastike në Digitalb, por prej sezonit të ri unë do të jem diku tjetër. Do më mungojë gjithçka nga atje, njerëzit dhe miqësitë. Kanë qenë tre vite shumë të bukura për mua”, tha Bora, duke mbajtur të fshehtë projektet e reja që do të vijnë në karrierën e saj.

Por me njëherë pas kësaj, deklarata e Borës bëri bujë në rrjetet sociale, ndërsa moderatorja bukuroshe ka reaguar e revoltuar me titujt nëpër portale.

“Çfarë titujsh më kanë parë sytë sot. Është për të ardhur keq si transformohet çdo fjalë e dikujt vetëm për klikime dhe kur hap lajmin asgjë nuk ka lidhje me titullin. Lëre pastaj nëse sheh edhe emisionin, zhgënjim total.”- ka shkruar Bora në Instagram.