Pas Monica Bellucci-t/ Aktori i njohur do të martohet me modelen 30 vite më të vogël (FOTO) – AlpeGossip
Pas Monica Bellucci-t/ Aktori i njohur do të martohet me modelen 30 vite më të vogël (FOTO)

Pas Monica Bellucci-t/ Aktori i njohur do të martohet me modelen 30 vite më të vogël (FOTO)

Mendoja: U martova, kam dy vajza të vogla, bëra atë që kisha për të bërë; tani e tutje do të jem beqar. Ishte kënaqësi, por pas një kohe e kuptova se jeta ime ishte bosh. Nuk po prisja që të takoja dikë, por kjo ndodhi. Dhe kjo grua është shumë më e re se do ta kisha imagjinuar”. Kështu thotë aktori Vincent Cassel, i cili është në prag të martesës me modelen Tina Kunakey.

Një dashuri e lindur papritur, që nuk mori parasysh diferencën e moshës, ai 51 vjeç, ajo 21 vjeçe dhe për këtë ai thotë se, “nuk mund të zgjedhësh se me kë bie në dashuri”.

“Nuk e dija vjeç ishte kur e takova. Ditën tjetër, kur ma tha isha pak i befasuar”, thotë Cassel për revistën “Vanity Fair”.

Ai shpjegon pse ka vendosur që të martohet për herë të dytë, pas asaj që pati me aktoren Monica Bellucci.

“Është një premtim që bëhet përpara se të krijojmë një familje së bashku”.

Pra, kjo do të thotë Cassel është gati për t’u bërë baba për të tretën herë, pas Deva dhe Léonie (2 vajzat që ka nga martesa me Monica Bellucci)? Duket se po.

“Fëmijët janë gjëja më e mrekullueshme që ekziston. Përmes fëmijëve, vajzave të mia dhe jo vetëm, unë kam mësuar më shumë gjëra. Më ndihmuan të kuptoj veten”, shprehet ylli i kinematografisë.

Cassel më pas foli edhe për Monica Bellucci, 5 vite pas divorcit dhe pas një dashurie që zgjati 18 vite:

“Nuk do t’i bëja kurrë asgjë të keqe Monica-s. E dua shumë dhe e respektoj. Nëse do të kishte nevojë ndonjëherë për mua, do ta shkoja në fund të botës. Nuk ka asnjë luftë mes nesh”.