JENI “MAGNET” PËR MUSHKONJAT? Kjo është metoda që do t’i mbajë larg jush… – AlpeGossip
JENI “MAGNET” PËR MUSHKONJAT? Kjo është metoda që do t’i mbajë larg jush…

JENI “MAGNET” PËR MUSHKONJAT? Kjo është metoda që do t’i mbajë larg jush…

Sado e padrejtë të duket, disa njerëz janë “magnet” për mushkonjat ndërsa disa të tjerë jo. Për t’i mbajtur sa më larg mund të gjeni  lloje të ndryshme produktesh, por gjithsesi ato përmbajnë substanca të dëmshme.

Me siguri ju nuk do të donit që këto substanca të qarkullonin në organizmin tuaj.

Mushkonjat tërhiqen nga disa substanca në djersën tonë, por edhe nga frymëmarrja dhe lëkura. Këto insekte të bezdisshme kanë sensorë që i vënë njerëzit në shënjestër që nga larg.

Bllokimi i aromave që tërheqin mushkonjat bëhet nëpërmjet solucioneve, që zakonisht përmbajnë një substancë të njohur si diethyltoluamide. Nuk është aspak sekret që kjo substancë është toksike edhe në rastet kur nuk kemi asnjë reagim ndaj saj.

Por, ekzistojnë plot mënyra të tjera alternative për t’i mbajtur larg mushkonjat pa nevojën e kimikateve. Një produkt shumë i efiçent për këtë problem është uthulla e mollës që cilësohet një ndër solucionet më efikase që mban larg mushkonjat.

Mjafton të lyeni një pambuk me uthull molle dhe të lyeni zonat e zbuluara të trupit me të para se të flini apo kur qëndroni në ambiente ku mushkonjat hyjnë lehtësisht.

Pasi të keni aplikuar uthullën mund të shijoni mbrëmjet në ambiente të jashtme pa u shqteësuar farë.