Përveç të tjerash kungulli ndihmon dhe hidraton lëkurën e dëmtuar nga rrezet e diellit, gjithashtu pastron edhe aknet. Për një lëkurë më të mirë, provoni maskën me kungull në shtëpi.
Praktike, me pak kosto dhe me efekte pozitive. Ia vlen ta provoni.
Përbërësit:
- 1/2 filxhan me tul kugulli
- 2 vezë (të verdhat)
- 1 lugë sheqer
- 1 lugë mjaltë nëse keni lëkurë të thatë ose 2 lugë qumësht bajameje
- 1 lugë uthull molle për lëkurat e yndyrshme
Përgatitja:
- Bëni pure kungullin së bashku me përbërësit e tjerë deri sa të formohet një masë homogjene.
- Hidhni vezët dhe sheqerin dhe përziejini mirë.
- Aplikoni maskën në fytyrë dhe e mbani për 15-20 minuta. Pastrojeni me ujë të vakët dhe në fund e shpëlani me ujë të ftohtë.
Në këtë mënyrë do të rregulloni pH-in e lëkurës. Rezultatet? Do t’i shihni vetë. Pjesën e mbetur nga maska mund ta ruani në frigorifer.