Të rejat s’paskan fund! Bieta Sulo tashmë edhe moderatore, zbulon emisionin ku do ta shohim këtë sezon (VIDEO) – AlpeGossip
Të rejat s’paskan fund! Bieta Sulo tashmë edhe moderatore, zbulon emisionin ku do ta shohim këtë sezon (VIDEO)

Të rejat s’paskan fund! Bieta Sulo tashmë edhe moderatore, zbulon emisionin ku do ta shohim këtë sezon (VIDEO)

Edhe këtë sezon të ri televiziv në media kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Disa janë larguar e disa të tjerë po vijnë…

Së fundmi është përfolur se Bieta Sulo do të moderonte emisionin “Pasdite në Top Channel”, por mesa duket ajo po vjen me një emision komplet tjetër. Ditën e djeshme Bieta ka publikuar në Instagram promon e emisionit i cili do të quhet “Ftesë për 5” dhe përbri saj shkruan:

“Ju prezantoj me… “Ftesë për 5”, së shpejti!”

Duke parë promon mund ta kuptojmë lehtësisht që ajo do të jetë moderatorja, pasi nga vetë mënyra e realizimit të saj, Bieta tregon se nuk do të jetë më pas kamerës duke drejtuar të tjerët por do të jetë vetë në ekran.

Një lajm i mirë ky për këdo që i pëlqen Bieta si personazh i ekranit, por ajo nuk ka dhënë asnjë informacion më tepër se çfarë programi është apo në çfarë orari do të transmetohet. Ajo ç’ka është e sigurt është fakti që Bietën do e shohim sërish në ekranin e “Top Channel” dhe këtë herë me një program të sajin, si moderatore.

Nuk na mbetet tjetër veçse t’i urojmë suksese!

Ju prezantoj me… “Ftesë për 5”, se shpejti…

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo) on