Trup perfekt? Ja pija efektive me 0 kosto që jua mundëson – AlpeGossip
Trup perfekt? Ja pija efektive me 0 kosto që jua mundëson

Trup perfekt? Ja pija efektive me 0 kosto që jua mundëson

Ekspertët gjithmonë kanë rekomanduar për të pirë të paktën dy litra ujë në ditë, për të nxitur metabolizmin, procesin me të cilin trupi eliminon toksinat. Për ata njerëz që e kanë të vështirë për të pirë sasinë e rekomanduar ditore të ujit, për fat të mirë, ka disa fruta dhe bimë që mund t’i japin atij aromë të këndshme, që e bën të pëlqyeshëm dhe më të lehtë për t’u pirë gjatë ditës.

Në këtë artikull do t’ju tregojmë një recetë interesante për ta bërë ujin një pije të shijshme freskuese dhe me shumë pak kalori.

Të aromatizoni ujin tuaj me kastravec dhe nenexhik jo vetëm i jep shije, por edhe ju ndihmon të pastroni organizmin. Kastraveci ka shumë pak kalori dhe është i pasur me ushqyes; konsumi i tij favorizon pastrimin e organizmit, duke lehtësuar humbjen e peshës

Kombinojeni këtë pije të shëndetshme me një përbërës si nenexhiku dhe limoni për të rritur vetitë e tij detoksifikuese.

Përbërësit:

  • 4 feta kastravec
  • 4 feta limon
  • 3 gjethe nenexhik
  • 1 gotë ujë (200 ml)

Përgatitja:

  • Vendosni të gjithë përbërësit në një gotë me ujë dhe i lini të qëndrojnë për dy orë në frigorifer, në mënyrë që të gjitha vetitë e këtyre përbërësve të jenë të përqendruara në pijen tuaj.
  • Ju mund ta pini atë me stomakun bosh, çdo herë që keni etje.