Ja cilat janë pesë arsye pse NUK është mirë të rrish me një të shenjës së Virgjëreshës – AlpeGossip
Ja cilat janë pesë arsye pse NUK është mirë të rrish me një të shenjës së Virgjëreshës

Ja cilat janë pesë arsye pse NUK është mirë të rrish me një të shenjës së Virgjëreshës

Siç mund ta dini, jemi zyrtarisht në sezonin e Virgjëreshave, gjë që folëm më gjerësisht në një tjetër artikull, ndaj sot do të përqëndrohemi pak tek tiparet negative të kësaj shenje. Vazhdojmë.

1. Virgjereshat janë jashtëzakonisht kritikuese

Supozojmë se ke gatuar diçka për të, i ke blerë një dhuratë apo i ke dërguar tek puna një ëmbëlsirë, gjithë përgjigjet që mund të marrësh janë: “Aa, s’qenka keq”, “Mirë është”, “Më pëlqen”…kaq. Është jashtë natyrës së tyre që të thonë fjalë të ëmbla dhe të shtirura. Pranojeni që përgjigjja është e sinqertë – nëse e pëlqen, do të ta thotë. Nëse nuk e pëlqen, sërish do të ta thotë. Mësohuni me këtë fakt.

2. Janë shumë kokëfortë

Nëse njeh ndokënd të shenjës së Virgjëreshës, nuk është nevoja ta lexosh këtë paragraf pasi do të bini 100% dakord. “Nuk e di, s’e kam me qejf” do të dalë nga goja e një Virgjëreshe për çdo gjë të mundshme. Nëse nuk keni aftësi të forta bindëse, më mirë mos e nisni diskutimin fare.

3Janë të dëshpëruar për aprovimin e të tjerëve

Edhe pse mund të duken si njerëzit më të vendosur në botë, nga ana tjetër njerëzit e shenjës së Virgjëreshës kanë nevojë për aprovimet e të tjerëve për shumë gjëra, nga postimi i një fotoje në Instagram e deri tek vendimet madhore. Nuk është se nuk janë të aftë vetë për të vendosur mbi çështje të ndryshme, por i kap mania për perfeksionizëm dhe duan të jetë të sigurtë.

4. Ndryshojnë sjellje brenda sekondash

Përgjithësisht janë njerëz të qetë, të përmbajtur, përfshihen pak nëpër diskutime, por mund të ndodhë që të ndryshojnë sjellje nga momenti në moment, varet nga rrethana. Nuk janë asnjëherë njësoj me të gjithë njerëzit, megjithëse këtu nuk po flasim për shumë-fytyrësi. Thjesht përshtaten sipas raporteve. Për shembull, një partnere Virgjereshë do të të gatuajë, do të lajë enët gjithë përtesë, do të lëvizë nëpër shtëpi në gjendjen e saj më të keqe dhe krejt papritur, do të shndërrohet në një vajzë joshëse që të fton përmes një shikimi të zjarrtë në dhomën e gjumit (por kjo nuk është gjë e keqe, përkundrazi).

5. Lidhen shumë me raportet që krijojnë

Njerëzit e kësaj shenje e kanë të pamundur t’i ndërpresin marrëdhëniet sa hap e mbyll sytë. Ata mund të jenë njerëzit më të vështirë “për t’u hequr qafe”. Kështu, doni s’doni do t’ju duhet t’i duroni.