Kur ministret shqiptare heqin kostumin, ja si duken përtej veshjes serioze (FOTO) – AlpeGossip
Kur ministret shqiptare heqin kostumin, ja si duken përtej veshjes serioze (FOTO)

Kur ministret shqiptare heqin kostumin, ja si duken përtej veshjes serioze (FOTO)

E dini si do të vazhdohej kjo fjali? Veshin xhupat e zinj treçereksh. Se ministret kanë punë në zyrat e tyre nëpër ministri, por kanë edhe punë në terren.

Olta Xhaçka ishte më së shumti në terren në ditët e përmbytje për të monitoruar situatën. Sigurisht që në kushtet e një rrebeshi e shirave të rrëmbyeshëm nuk do vishte kostum e taka, kështu që zgjidhja më e mirë ishte xhupi: i trashë, i zi, treçereksh.

Edhe në disa evente të Forcave të Armatosura, Xhaçka veshi preferoi sërish xhupin e saj të zi.

Edhe kur Ogerta Manastirliu e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale doli në terren, kishte një xhup të zi, gati si ai i Xhaçkës. Kishte shkuar të takonte fëmijët që jetojnë në qendra rezidenciale dhe ndaj kostumi nuk i duhej hiç. Duhej të ishte sa më komode.

Fëmijët nëpër shkolla i ka takuar edhe Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit. E hoqi xhaketën serioze dhe i la flokët në mënyrën më natyrale të mundshme kur vizitoi fëmijët e shkollave në zonat e përmbytura.

Xhupa të zinj, klasik, ka veshur edhe Mirela Kumbaro. Vetëm se stili i këtyre të Mirelës është më i shkurtër. Ndryshe nga i kolegeve të saj.

Duket sikur xhupi i zi, i fryrë dhe përgjithësisht treçereksh të jetë shndërruar në uniformën e tyre të terrenit.Tiranapost.al