Ledri Vula përtej ekranit/ Në përditshmëri reperi është si të gjithë ne (FOTO) – AlpeGossip
Ledri Vula përtej ekranit/ Në përditshmëri reperi është si të gjithë ne (FOTO)

Ledri Vula përtej ekranit/ Në përditshmëri reperi është si të gjithë ne (FOTO)

Kjo verë për reperin Ledri Vula rezultoi mjaft e suksesshme. Me koncerte të shumta brenda dhe jashtë vendit reperi arriti të kënaqë fansat e tij kudo që janë. Por me përfundimin e sezonit veror ka ardhur koha që Ledri t’i kthehet përditshmërisë disi më të qetë. Paparacët e ‘Prive’ e kanë fotografuar reperin në një vend aspak të zakonshëm për një të famshëm. Ai së bashku me të atin ndodhet në zyrat e tatimeve për të shlyer disa detyrime qytetare. Prania e tij i ka habitur të pranishmit, por me këtë gjest Ledri tregon se përtej televizionit është një njeri i thjeshtë dhe i përgjegjshëm.