Rudina Magjistari dukej ndryshe këtë sezon/ Fansave nuk ju shpëtoi ky detaj (FOTO) – AlpeGossip
Rudina Magjistari dukej ndryshe këtë sezon/ Fansave nuk ju shpëtoi ky detaj (FOTO)

Rudina Magjistari dukej ndryshe këtë sezon/ Fansave nuk ju shpëtoi ky detaj (FOTO)

Rudina Magjistari nisi ditën e sotme sezonin e 9-të televiziv të emisionit të saj “Rudina” në televizionin “Klan”. Menjëherë sapo nisi emisioni, ajo përfitoi nga minutat e reklamave, për të publikur në profilin e saj në “Instagram”, foto nga emisioni.

Moderatorja kishte zgjedhur të shfaqej me flokët e lëshuara dhe të drejta, e veshur me një fund treçereksh në ngjyrë rozë dhe këmishë me printe lulesh. Mirëpo ndjekësit në profilin e Rudinës, vunë re se ajo dukej mjaft ndryshe nga qershori dhe hodhën dyshime se ajo ka ndyshuar diçka në fytyrë.

“Ke bërë buzët? – e pyet fansja.

Dhe pas disa sekondash, vjen edhe përrgjigja e moderatores, e cila i mohoi kategorikisht.

“Jo” – shkruan shkurt Rudina.

Por fansat nuk ndalen duke hamendësuar! Disa mendojnë se ka ndryshuar dhëmbët, ndërsa të tjerë mendojnë se është dobësuar.