UAU/ Loredana dhe Mozzik performojnë krah Cardi B dhe yjeve botërorë (FOTO) – AlpeGossip
UAU/ Loredana dhe Mozzik performojnë krah Cardi B dhe yjeve botërorë (FOTO)

UAU/ Loredana dhe Mozzik performojnë krah Cardi B dhe yjeve botërorë (FOTO)

Çifti Loredana dhe Mozzik janë kthyer në reperët më të suksesshëm të momentit, karriera e të cilëve vjen gjithmonë në ngjitje dhe këngët e tyre janë kthyer në hite, duke thyer rekorde klikimesh në Youtube.

Së fundmi, Loredana njoftoi në Instastoryn e saj se ajo dhe Mozzik janë ftuar për të performuar në një koncert gjigant, krah yjeve me famë botërore.

Ndër ta, përmendim Cardi B, Nicky Jam, Maitre Gims, Tyga etj. Koncerti madhështor ku do të performojnë edhe dy reperët shqiptarë do të mbahet në Belgjikë në datat 28, 29 dhe 30 qershor.