“Scroll Free September”, në Britani propozohet muaji pa rrjete sociale – AlpeGossip
“Scroll Free September”, në Britani propozohet muaji pa rrjete sociale

“Scroll Free September”, në Britani propozohet muaji pa rrjete sociale

Në Britani, shtatori po shihet si muaji i një nisme të veçantë.

Krahas rikthimit nga pushimet dhe rinisjes së punës dhe shkollave, një fushatë e lançuar së fundmi fton britanikët të tërhiqen nga rrjetet sociale për një muaj.

Zakoni komplusiv që kemi fituar të gjithë falë smartfonëve, ai i “scroll”-it të vazhdueshëm, është nga e cila Shoqata Mbretërore e Shëndetit Publik propozon distancim.

“Scroll Free September” quhet fushata që i fton të gjithë të “detoksifikohen” nga përdorimi i rrjeteve sociale. Objektivi është që ata që arrijnë të distancohen për një muaj, të ulin frekuencën e përdorimit të rrjeteve edhe në muajt në vijim.

Fushata i ngjan asaj të Dry January (pa alkool për një muaj) dhe Stoptober (pa cigare për një muaj).

“Nëse përdoren në mënyrën e duhur, mediat sociale mund të kenë ndikime positive në shëndetin mendor dhe fizik në përgjithësi”, thotë Shirley Cramer, e cila drejton Shoqatën Mbretërore të Shëndetit Publik në Britani.