“UNË DO JEM PREZANTUESJA E BIG BROTHER VIP”/ FOTO: Kush është IMAZHI i spektaklit që pritet të fillojë? – AlpeGossip
“UNË DO JEM PREZANTUESJA E BIG BROTHER VIP”/ FOTO: Kush është IMAZHI i spektaklit që pritet të fillojë?

“UNË DO JEM PREZANTUESJA E BIG BROTHER VIP”/ FOTO: Kush është IMAZHI i spektaklit që pritet të fillojë?

Që prej ditës kur u bë e ditur se së shpejti do të nis “Big Brother VIP”, thashethemet kanë qenë të shumta mbi pjesën se kush do e prezantojë spektaklin. Fillimisht u tha se do e prezantojë Ledioni, por ky i fundit e mohoi ditën e djeshme. Po ashtu u përmend edhe emri i Luanës si prezantuese, por edhe ajo këtë sezon nis emisionin e saj. Ndërsa Arbana Osmani nuk ka deklaruar ende asgjë.

Ndërkohë një postim në Instagram i ka bërë të gjithë lëmsh ditën e sotme. “Prezantuesja e Big Brother VIP do jem une”, shkruhet në një postim të një llogarie fallco në Instagram me emrin e Arbanës. Shumë njerëz që e ndjekin këtë faqe e kanë besuar e kjo shihet nga komentet e shumta. Vetë Arbana nuk ka konfirmuar asgjë.