Eranda Libohova jep lajmin e shumëpritur, ajo dhe Irma… – AlpeGossip
Eranda Libohova jep lajmin e shumëpritur, ajo dhe Irma…

Eranda Libohova jep lajmin e shumëpritur, ajo dhe Irma…

Ato janë dy nga motrat më të famshme të showbiz-it shqiptar.
Karriera e tyre e admirueshme ka bërë që Irma dhe Eranda Libohova, të jenë të pazëvendësueshme në muzikën shqiptare.

Në një intervistë për programin “Pasditja Ime”, Eranda ka treguar se shumë shpejt se ato do të sjellin disa projekte muzikore, pas 12 vitesh mungese në skenë.

“Jam duke përfunduar me Irmën dy projekte. Motrat Libohova do të rikthehen. Do të sjellim një këngë popullore dhe një këngë të muzikës së lehtë. Është shumë e vështirë krijimitaria e re, unë dua autorë të mirë të më shkruajnë një këngë të mirë”,- ka thënë Eranda Libohova.

Ajo ka publikuar së fundmi këngën “Ajo”, një bashkëpunim me këngëtarin, Ardit Çuni./revistawho.com