NË MBËSHTETJE TË BOKSIERIT SHQIPTAR/ Nëna e Eni dhe Greta Koçit tifozja më e zjarrtë (FOTO) – AlpeGossip
NË MBËSHTETJE TË BOKSIERIT SHQIPTAR/ Nëna e Eni dhe Greta Koçit tifozja më e zjarrtë (FOTO)

NË MBËSHTETJE TË BOKSIERIT SHQIPTAR/ Nëna e Eni dhe Greta Koçit tifozja më e zjarrtë (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme, boksieri shqiptar Mike Gjetan Keta u shpall fitues në ndeshjen e tij përballë boshnjakut Sladan Janjanin. Keta u shpall kampion bote në peshën 72 kilogramë në federatën WBU. Përballja mes dy boksierëve u mbajt në Dibër të Madhe dhe tifozët shqiptarë në mbështetje të Mike Gjetan Ketës ishin të shumtë në numër. Në mbrëmjen emocionuese ishin të pranishëm edhe artistet shqiptare si Eni dhe Greta KoçI, Aurela Gaçe. Enin dhe Gretën i shoqëronte një person shumë i veçantë, nëna e tyre, e cila duket se e ka shijuar ndeshjen njësoj si vajzat. Eni ka publikuar në ‘Instagram’ disa video, në të cilat nëna e saj si një tifoze e zjarrtë mbështet me brohërima boksierin shqiptar. “Bisha ime. Ka bërë super tifo mbrëmë. Ndërkohë që ne përpiqemi të ndalojmë entuziazmin e saj, na thotë ‘s’jeni me mua’ dhe vazhdon i jep zemër kampionëve. Kjo është super-mamaja ime”, – ka shkruar Eni me shaka në njërën prej videove. Mike Gjetan Keta fitoi titullin si kampion bote, ndërsa nënës së Enit dhe Gretës do t’i japim titullin si mami më ‘cool’ dhe si një super tifoze.