U tha se është ndarë nga i dashuri/ Roza Lati flet për herë të parë për të (FOTO) – AlpeGossip
U tha se është ndarë nga i dashuri/ Roza Lati flet për herë të parë për të (FOTO)

U tha se është ndarë nga i dashuri/ Roza Lati flet për herë të parë për të (FOTO)

Roza Lati ka qenë një ndër moderatoret më të përfolura për jetën e saj private gjatë kësaj vere. Fotot e publikuar prej saj në Instastory, ku shfaqet përkrahë një mashkulli me tatuazhe të shumta kanë ngjallur kurshtjen e të gjithëve.

Madje “iconstyle.al” zbuloi se mashkulli që shfaqej përkrahë Rozës dhe përflitej si i dashuri i saj, quhet Arbër Tresku dhe është nga Mirdita.

Mirëpo ndërkohë që po përflitet se Roza është ndarë nga i dashuri i saj, moderatorja e ftuar në emisionin e pasdites “Rudina” ka folur indirekt edhe për të.

E pyetur nga Rudina se nëse i kaloi pushimet “single” apo e shoqëruar, Roza ka zbuluar se ka bërë pushime si e lidhur, po ashtu edhe vetëm.

“Ç’është kjo pyetje motër? Kam kaluar pushime si ‘single’ dhe si e shoqëruar, por pushimet më të bukura janë kur kalohen me shoqet. Madje kalohen edhe mërzitjet që mund të kesh kaluar pak më parë”, tha Roza.

Ndërsa teksa po fliste për pushimet që bëri në Ulqin së bashku me një shoqen e saj, tregoi se e kishin vendosur në momentin e fundit për këto pushime, nisur nga fakti që ajo po kalonte një periudhë mërzitjeje.

“Në Ulqin, jam nisur pa plan. Isha mërzitur me ca gjallesa të vogla nëpër këmbë’, u shpreh Roza, duke na lënë të nënkuptojmë se bëhet fjalë për ish-të dashurin e saj.