“MIKU” MË I MIRË I VIPAVE/ Suada Sherifi i beson këtij produkti për rininë e lëkurës së saj – AlpeGossip
“MIKU” MË I MIRË I VIPAVE/ Suada Sherifi i beson këtij produkti për rininë e lëkurës së saj

“MIKU” MË I MIRË I VIPAVE/ Suada Sherifi i beson këtij produkti për rininë e lëkurës së saj

Po sikur t’ju thoshim se ka një përbërës që mund të zbusë rrudhat, ta mbajë lëkurën tuaj të hidratuar dhe të duket e bardhë si bora, do të na besonit?

Epo, ky produkt njihet si miku më i mirë i të famshmeve dhe quhet ndryshe kolagjen. Ai është në formë pluhuri, përzihet në smothie-s, në drithërat e mëngjesit dhe madje edhe pihet.

Suada Sherifi ka bërë me dije sot se një nga produktet që e bën të duket gjithnjë e re është kolagjeni. Ajo e përdor atë si suplement shtesë dhe ua rekomandon të gjitha femrave.

Pse është kaq i rëndësishëm kolagjeni?

Kolagjeni është proteina më e bollshme në trup, dhe burimi kryesor i ndërtimit të lëkurës, që i jep butësinë e saj rinore. Ai është gjithashtu një nga komponentët kryesorë në riparimin e lëkurës së dëmtuar, shpjegon dermatologja nga New York-u, Anne Chapas.

Si përdoret?

Do të ishte mirë nëse thjesht hidhni një sasi kolagjeni në vaktin tuaj të mëngjesit dhe ja, lëkura juaj fillon të përmirësohet.  Megjithatë kjo duket shumë e thjeshtë për të qenë e vërtetë.

Shumica e studimeve mbi kolagjenin oral nuk janë mjaft rigoroze për të nxjerrë përfundime rreth efektit të tyre në shëndetin e lëkurës, pamjen ose plakjen e saj”, thonë ekspertët.

“Mendohet se kolagjeni, kur merret në mënyrë orale, ndahet nga ajo që është në thelb proteina dhe pastaj absorbohet nga trupi”.