Ja pse meshkujt shtojnë në peshë pasi bëhen baballarë – AlpeGossip
Ja pse meshkujt shtojnë në peshë pasi bëhen baballarë

Ja pse meshkujt shtojnë në peshë pasi bëhen baballarë

Nuk është hamëndësim, por rezultat i një studimi të fundit! Meshkujt që bëhen prindër për herë të parë, fitojnë mesatarisht gjashtë kilogramë e gjysmë në vitin e parë të jetës së të porsalindurit. Sipas një studimi të kryer nga “LighterLife Fast”, 22% e baballarëve të rinj shtojnë kilogramë në trupin e tyre. Motivet janë sa të njohura, aq edhe të papritura.

Hulumtimi zbuloi se një në dhjetë baballarë të rinj fitojnë të njëjtën peshë si nënat e reja brenda vitit të parë. Mbi 1,500 burra ishin subjekt i këtij studimi. Ky i fundit zbuloi edhe momentet kur baballarët e rinj kuptuan shtimin e vëretë të peshës:

25% panë një pamje të pahijshme në veten e tyre

27% kur rrobat u bënë më të ngushta në trupin e tyre

15% konstatuan se u merrej shpejt fryma sidomos gjatë luajtes me fëmijën

26% e kuptuan se kishin fituar peshë kur shqetësimet e tjera shëndetësore filluan të ndiheshin tek vetja