Si të gjitha nënat e tjera/ Ish-Sofia e Arian Çanit ka një lutje për vajzën e saj (FOTO) – AlpeGossip
Si të gjitha nënat e tjera/ Ish-Sofia e Arian Çanit ka një lutje për vajzën e saj (FOTO)

Si të gjitha nënat e tjera/ Ish-Sofia e Arian Çanit ka një lutje për vajzën e saj (FOTO)

Të bërit nënë për herë të parë, bashkë me ndjesitë e reja të ndryshimit që vjen në jetë, gjithçka në raport me veten apo me të tjerët ridimensionohet në një formë krejt të papritur. Fokusi është aty, tek pjesëtari më i ri i familjes, që sjell shumë dashuri dhe vëmendje nga të katër anët.

Por, nëse ka një “kurth” të papritur pre e së cilit bien thuajse të gjitha nënat e reja të famshme ose jo qofshin, ai është kurthi i rritjes së shpejtë të fëmijës. Duket kaq e paimagjinueshme se si rrobat e bebes nuk i bëjnë më brenda pak javësh, ndërkohë që fëmija rritet me një ritëm të jashtëzakonshëm.

Të njëjtën ndjesi duket se po përjeton këto ditë edhe ish-Sofia e Arian Çanit, që prej disa kohësh jeton mes Shqipërisë dhe Italisë. Si të gjitha nënat e tjera, Andonia Dobi e cila vetëm përpara pak muajsh është bërë nënë për herë të parë e një vajze, shkruan në instastory-n e saj një lutje që me siguri të gjitha ato që janë bërë nëna rishtasi e kanë për fëmijët e tyre: “Të lutem mos u rrit kaq shpejt”, shkruan ajo në instastory.

E ndërsa, ndan me të gjithë ndjekësit virtual një foto të së voglës së saj, Andonia tashmë është në pjesën e mamave që jetojnë çdo ditë me përkushtimin ndaj të vegjëlve, dhe nuk mund të ndajë momentet më të çmuara nga rritja e shpejtë dhe e pashmangshme e tyre!