ZBULOHET MË NË FUND/ Ja televizioni ku do ta shihni Bora Zemanin këtë sezon (FOTO) – AlpeGossip
ZBULOHET MË NË FUND/ Ja televizioni ku do ta shihni Bora Zemanin këtë sezon (FOTO)

ZBULOHET MË NË FUND/ Ja televizioni ku do ta shihni Bora Zemanin këtë sezon (FOTO)

Kjo verë i ka lëvizur disi ujërat në televizionet shqiptare. Shumë lëvizje të rëndësishme kanë ndodhur dhe të tjera priten të ndodhin edhe pse sezoni i ri ka filluar. Një nga largimet që pushtoi mediat në verë ishte ai i Bora Zemanit nga Digitalb. Fillimisht dolën lajmet se Bora nuk do të ishte më pjesë e Digitalb dhe më pas ajo e konfirmoi vetë se diçka e re po vinte nga ajo. Pa zbuluar detaje, Bora e la enigmë projektin e ri në televizion.

Mirëpo, sipas “Prive”, Bora Zemani në sezonin e ardhshëm, do t’i bashkohet familjes së madhe së Tv Klan. Nuk dihet ende se çfarë emisioni do të drejtojë (me siguri diçka në lidhje me sportin?) Nga ana tjetër, Prive, shkruan se nuk është nënshtruar ende kontrata dhe duhet të presim një konfirmim nga Bora për zbuluar më shumë detaje rreth kësaj zhvendosje në Tv Klan.