Pasi postoi mashkullin lakuriq nga shtrati për të bërë xheloz Olsin, Fjorentina doli blof pasi ai ishte një aktor mjaft i njohur, bashkëshorti i Sofia Vergarës.
Pas kapjes së detajit se fotoja ishte marrë nga interneti dhe aktori Joe Manganiello nuk ishte realisht në shtratin e saj, Fjorentina ka reaguar me një tjetër Instastory.
Ajo ka shkruar në reagim se fotoja ishte e rreme dhe se portalet kanë qenë ata që e kanë bërë publike.
Ish-banorja e “BB” jo vetëm që e ka zhdukur foton nga Instagrami i saj pa kaluar 24 orë, por është munduar të justifikohet.
Nuk dihet mendimi i ish-të dashurit të saj Olsit për këtë veprim…