Patrisi largohet me punë jashtë Kosovës/ Tuna bën gjestin e ëmbël për të (FOTO) – AlpeGossip
Patrisi largohet me punë jashtë Kosovës/ Tuna bën gjestin e ëmbël për të (FOTO)

Patrisi largohet me punë jashtë Kosovës/ Tuna bën gjestin e ëmbël për të (FOTO)

Përgjatë gjithë muajit shtator, kemi qënë dëshmitarë si rrallëherë të deklaratave të dashurisë nëpër rrjetet sociale të çiftit më të komentuar të Showbiz-it. Këngëtarja Tuna Sejdi dhe Patris Berisha treguan se ishin të pandashëm në jetën e përditshme, ndaj shfaqeshin së bashku në palestër e në klub duke shkëmbyer puthje pasionante.

Por duket se çifti është detyruar të qëndrojë larg njëri-tjetrit, për shkak të angazhimeve profesionale të Patrisit. Ai ka udhëtuar drejt Japonisë së bashku me Filarmoninë e Kosovës.

Këngëtarja nuk ka duruar dot distancën mes tyre, e ka bërë në profilin e saj një dedikim shumë romantik. Ajo shfaq një foto të Patrisit, i cili po luan në instrument, krahas së cilës përshkruan mallin që ndjen për të atin e djalit të saj.

“Më mungon” – shkruan Tuna Sejdi.

Edhe Tuna i është rikthyer projekteve muzikore pas dy vitesh mungesë, ku iu dedikua tërësisht djalit të saj Tian. Ajo publikoi gjatë sezonit veror këngën “Chonga” ndërsa po punon për projektin e rradhës.