ZBULON DETAJET/ Genta Gjalpi tregon si u përfshi në bamirësi (FOTO) – AlpeGossip
ZBULON DETAJET/ Genta Gjalpi tregon si u përfshi në bamirësi (FOTO)

ZBULON DETAJET/ Genta Gjalpi tregon si u përfshi në bamirësi (FOTO)

E ftuar sot në KafeIN në In tv dhe In Radio 105.7 ishte ish banorja e BB Genta Gjalpi. Për mirë apo për keq ajo është një nga personazhet e pakëta nga reality që i ka rezistuar kohës. Shpesh provokuese dhe në qëndër të vëmendjes, sot në KafeIn me Flavion ishte një Genta që nuk pritej.

Ajo u ngacmua nga Flavio, mbi të gjitha për bamirësinë të cilën e kishte njoftuar në rrjetet e saj sociale.

Genta deklaroi se arsyeja kryesore për publikimin e historisë, ishte korrektësia ndaj atyre që kishin kontribuar për familjen në nevojë.

Nga ana tjetër, Genta I’u përgjigj me sportivitet çdo pyetje dhe e surprizoi jo pak Flavion, kur erdhi në studio e veshur ndryshe nga imazhi provokues.

Ajo madje tha që po e “pastron” instagramin e saj, e madje edhe trupin nga disa tatuazhe jo fort etikë. Ajo u ngacmua edhe nga ndjekësit e KafeIN live për pyetje dhe përgjigje që nuk duhen humbur.