TË BUKURA DHE TË REHATSHME/ Ja 5 lloje streçesh me të cilat do të doni të kaloni gjithë dimrin! – AlpeGossip
TË BUKURA DHE TË REHATSHME/ Ja 5 lloje streçesh me të cilat do të doni të kaloni gjithë dimrin!

TË BUKURA DHE TË REHATSHME/ Ja 5 lloje streçesh me të cilat do të doni të kaloni gjithë dimrin!

Siç e pamë, vjeshta erdhi vërtetë brenda natës dhe të nesërmen na u desh të ‘gërmonim’ brenda dollapeve për të nxjerrë bluzat e trasha dhe streçet. Themi streçet pasi janë të parat që na vijnë ndër mend kur duam të jemi ngrohtë, rehat dhe bukur në të njëjtën kohë.

Kryefjala e dimrit mbeten gjithnjë ato. Mund të dalë çfarëdolloj trendi, por asgjë nuk e përballon të ftohtin e dimrit më mirë se streçet dhe një pallto sipër tyre.

Nëse ju duhen të reja dhe s’i keni blerë ende shihni modelet e reja me të cilat do të kaloni dimrin.

1. Streçet me vija

Të ngrohta dhe shumë praktike, këto streçe mund t’i kombinoni me pulovrën tuaj të preferuar dhe jeni gati.

2. Streçet e lëkurës

Janë po aq në modë sa vjet. Mos kini frikë t’i vishni, vetëm kushtojini rëndësi kombinimit.

3.  Streçet super elastike

Këto lloj streçesh fshehin në mënyrë perfekte kilogramët e tepërt. S’do të doni t’i hiqni gjatë gjithë dimrit.

4. Streçet pantallona

S’do t’i dallojë askush çfarë janë, kështu që mund t’i vishni për çdo rast.

5. Streçet me bel të lartë

Vetëm kur themi streçe na vjen një buzëqeshje në mënyrë të pavetëdijshme. Imagjinoni tani streçe me bel të lartë!