Këngëtari Blero dhe e dashura e tij Afrona Dika do të kurorëzojnë shumë shpejt lidhjen me martesë.
Ende nuk ishin dhënë detaje nga martesa, por gazetari Meriton Mjekiqi ia doli të zbulonte datën.
“21 shtator 2019”. Kështu konfirmoi Blero.
Kujtojmë se propozimi i është bërë në një emision në Kosovë, ku Afrona e lumtur tha “PO”.
Blero ka qenë i martuar më parë me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka vajzën Tara.