“NA DHA URDHËR TË MOS BËNIM FOTO”/ Olti Curri “hedh dritë” mbi sekretin e Anxhela Peristerit – AlpeGossip
“NA DHA URDHËR TË MOS BËNIM FOTO”/ Olti Curri “hedh dritë” mbi sekretin e Anxhela Peristerit

“NA DHA URDHËR TË MOS BËNIM FOTO”/ Olti Curri “hedh dritë” mbi sekretin e Anxhela Peristerit

Anxhela Peristeri është një nga këngëtaret më të përfolura shqiptare e cila gjithnjë ka preferuar ta mbajë të fshehtë jetë private.

Para disa kohësh ra në sy një unazë që mbante në dorë, dhe kështu nisën thashethemet se këngëtarja mund të ishte fejuar.

Ishte Olti Curri ai që “hodhi dritë” mbi këto dyshime i ftuar në emisionin “Rudina”.

Ai u shpreh se gjithçka ndodhi në ditëlindjen e Anxhela Peristerit, ku ju dha urdhër të mos bënin foto.

“Kam qenë në ditëlindjen e Anxhelës para pak kohësh dhe urdhri ishte ‘Mos bëni asnjë foto’. Ajo unaza më pëlqen shumë dhe i rri shumë mirë Anxhelës,”- tha Olti ndërsa Rudina Magjistari shtoi se presim lajme të reja nga Anxhela.

“Jo, do presim që të zihem me Anxhelën që të nxjerr fotot,”- vijoi më tej Curri.