“KAM MENDUAR TË HAP NJË ATELIE ME LINJËN E STILIT TIM”/ Robert Aliaj rrëfen planet e ardhshme – AlpeGossip
“KAM MENDUAR TË HAP NJË ATELIE ME LINJËN E STILIT TIM”/ Robert Aliaj rrëfen planet e ardhshme

“KAM MENDUAR TË HAP NJË ATELIE ME LINJËN E STILIT TIM”/ Robert Aliaj rrëfen planet e ardhshme

Robert Aliaj është një nga personazhet me stilin më të veçantë të veshjes në vendin tonë. Pavarësisht se e shohim gjithmonë veshur me të zeza ai kombinohet më shumë stil.

Xhaketat e gjata, pantallonat e gjëra apo kapela në kokë, janë disa elementë që nuk i gjen në stilin e asnjë personazhi tjetër mashkull në Shqipëri.

I ftuar sot në “Pop Culture” me Dojnën dhe i pyetur për një linjë veshjesh të tijën dhe stilin që e karakterizon, ai tha:

“ E kam menduar, ka kohë që e mendoj, do të doja që në Shqipëri të krijoja një punishte, atelie apo studio ku të prodhoja produktet e mia. Por akoma s’ka ardhur momenti mesa duket sepse unë i bëj gjërat kur më vjen pasioni”.