U KAFSHUA NGA GJARPËRI VDEKJEPRURËS/ Humb jetën djali 23 vjeçar – AlpeGossip
U KAFSHUA NGA GJARPËRI VDEKJEPRURËS/ Humb jetën djali 23 vjeçar

U KAFSHUA NGA GJARPËRI VDEKJEPRURËS/ Humb jetën djali 23 vjeçar

Një nënë e dëshpëruar ka zbuluar momentet e fundit të djalit të saj para se të kafshohej nga një gjarpër vdekjeprurës.

Harry Evans, 23 vjeç është djali i parë që vritet nga zvarranikët në Autrali. Ai u kafshua nga gjarpri ndërsa po tërhiqte një rrjetë nga ishulli Groote Eylandt.

Nëna e tij rrëfeu për The Sun se si Harry humbi jetën pasi ishte në kohën dhe vendin e gabuar.

“Ai po kalonte ditët më të bukura të jetës së tij. Ai po kalonte kohë me peshkimin. Mora një telefonatë mëngjesin e së enjtes nga kapiteni i anijes dhe e dija që dicka nuk shkon. Ne morëm vesh se ata po tërhiqnin rrjetat e peshkimit dhe një gjarpër uji i kafshoi. Harry ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Në fillim menduan se ishte gërivshtje, por më pas e panë duke rënë në tokë pa ndjenja. Kur njerëzit kafshohen nga një gjarpër, zakonisht sëmuren por kjo nuk ndodhi me Harry-n/ ai nuk shfaqi shenja se ishte sëmurë”, tha 48-vjeçarja.

Miku i Harry-t nuk pati asnjë problem, ai thjesht bëri dush dhe vuri një substancë antimikrobiale në pickim. Familja beson se ai mund të ketë pësuar reaksion alergjik nga plagët që mori në gishtin e madh të dorës.