“BRAKTISËN PORTOKALLINË”/ Nga Agron Llakaj tek Bes Kallaku. Çfarë ndodhi me aktorët – AlpeGossip
“BRAKTISËN PORTOKALLINË”/ Nga Agron Llakaj tek Bes Kallaku. Çfarë ndodhi me aktorët

“BRAKTISËN PORTOKALLINË”/ Nga Agron Llakaj tek Bes Kallaku. Çfarë ndodhi me aktorët

Portokalli është një shfaqje javore komedie para një audience “live”.  Ky program është mjaft i njohur pasi kthen në argëtim problemet e përditshme përmes humorit dhe satirës.

Prej vitesh ky program është pëlqyer mjaft nga publiku por mesa duket “shkëlqimi” i tij po vjen duke u zbehur. Një nga një aktorët janë duke u larguar e ndoshta për një “të ardhme” më të mirë.

Jo të gjithë i tregojnë arsyet e largimit por ajo që ka rëndësi është se “Portokallisë” nuk po i ngelin më emra të njohur me të cilët mund të mburret. Gjithashtu shpeshherë përflitet se largimet vijnë për shkak të konflikteve me regjsorin Altin Basha. Ndoshta në të ardhmen do të dalë në dritë e vërteta se pse “Portokalli” po i “përzë” talentet e saj më të mira.

Elvis Pupa dhe Ervin Bejleri

Aktorët luani role  të ndryshme ku më të pëlqyera ishin si “Nini” dhe “Vini”. Vite më pas ata e braktisën spektaklin pa ndonjë arsye konkrete.Ishte Elvisi ai i cili u largua i pari me pretekstin se do të jetonte jashtë.

Pas disa kohësh grupi i famshëm i programit “SHBLSH” i cili përbëhej nga Ermal Mamaqi, Julian Deda dhe Gentian Zenelaj, u largua drejt televizionit “Vizion Plus” ku startuan një show të ngjashëm me “Portokallinë” i cilu u quajt “Apartamenti 2xl” . Ishte Juli ai i cili pas disa kohësh nga largimi konfirmoi se arsyeja  ishte konflikti me regjisorin Altin Basha.

Gent Bejko

Ai u prezantua për herë të parë më monologë e më pas u bë pjesë e grupit “SHBLSH”.

Pas largimit ai thoshte se nuk ishte asgjë personale por thjesht biznes.

Erand Sojli ishte i larguari i rradhës i cili pasi braktisi skenën u shpreh në këtë mënyrë:

“Unë u largova nga “Portokallia” për parime. Jam njeri që dua të jem i lirë”,- tha ai.

I pyetur nëse bëhej fjalë për një përplasje mes tij dhe regjisorit Altin Basha apo stafit në varësi, aktori u shpreh se këto janë detaje që nuk kanë rëndësi.


Më pas u njoftuam për largimin e Romir Zallës i cili njihej për monologet e tij.

Arsyeja përse ai është larguar nuk është bërë e ditur.

Bëri bujë largimi i moderatorit dhe aktorit Agron Llakaj i cili e kishte prezantuar këtë spektakël prej vitesh. Asokohe u përfol se humoristi e la spektaklin e humorit për programin “Kush do të bëhet milioner” që startoi  në Klan.

Tashmë është larguar edhe Bes kallaku, Florjan Binaj dhe Erion Isai. Largimi i tyre është më “i freskëti”.

Mesa duket Tv Klan u ka bërë aktorëve një ofertë më të mirë duke qenë se ajo kanë nisur një shfaqje së bashku.

Ervina Kotolloshi

Ajo ishte një nga personazhet më unikë dhe mjaft e pëlqyer nga publiku në rolin e “Ponjës”.

Arsyeja e largimit ishte se aktorja do të zhvendosej në Angli.

 

Përgatiti: AlpeNews.al