A DO E BËJNË BEBIN FIGURË PUBLIKE? Sara Gjordeni ka diçka për fansat: Mos prisni që… – AlpeGossip
A DO E BËJNË BEBIN FIGURË PUBLIKE? Sara Gjordeni ka diçka për fansat: Mos prisni që…

A DO E BËJNË BEBIN FIGURË PUBLIKE? Sara Gjordeni ka diçka për fansat: Mos prisni që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni ka zbuluar së fundmi se nuk do t’a bëjë publike bebin.

Ajo ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët e kanë pyetur nëse do e bëjnë bebin fytyrë publike?

Sara është shprehur se është kundër dhe u thotë fansave që të mos presin që vajzën që do të sjellë në jetë t’a publikojë çdo ditë në rrjetet sociale.

”Jemi shumë kundër. Vetëm nëse ajo zgjedh vetë rrugën e medias. Atëherë absolutisht do e lëmë të ndjekë ëndrrat e saj siç na kanë lënë ne prindërit tanë.

Mos prisni ta nxjerrim çdo ditë në “Instagram” ose ti hapim profil”, është përgjigjur Sara.

Kujtojmë se Sara dhe Bardhi u njohën dhe u lidhën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Pas daljes nga BBV3, ata e vazhduan romancën e tyre dhe shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Sara është shtatzënë dhe është në pritje të një vajze.