A ËSHTË “SINGLE”? Morena Taraku zbulon si rrallë herë detaje nga jeta e saj private – AlpeGossip
A ËSHTË “SINGLE”? Morena Taraku zbulon si rrallë herë detaje nga jeta e saj private

A ËSHTË “SINGLE”? Morena Taraku zbulon si rrallë herë detaje nga jeta e saj private

Morena Taraku është një ndër personazhet më të komentuara në media. Prej kohësh tashmë jeta e këngëtares është ndarë midis Kosovës dhe Turqisë.

Bukuroshja e cila është shumë aktive në rrjetet sociale ku nuk heziton të reklamojë jetesën e saj luksoze. Mirëpo  sa i përket jetës sentimentale, Taraku është përpjekur ta ruajë në mënyrë hermetike.

Së fundmi, këngëtarja ka realizuar një bisedë virtuale ku ndjekësit i kanë drejtuar pyetje rreth jetës së saj private

Një ndër pyetjet më të shpeshta që i kanë bërë modeles ishte nësëe është ‘beqare’. Morena duket ka vendosur t’a sqarojë njëherë e mirë statusin e saj teksa ka pranuar se nuk ka një partner në krah.

“A je beqare?”- e pyeti një ndjekës.

“Pooo”- u përgjigj ajo.

Kujtojmë se Taraku shpesh herë është bërë kryefjalë e mediaveb në lidhje me pasurinë e saj, ndonëse mesa duket ky detaj nuk u shpëton as mediave turke.

“Snob Magazin” i ka dedikoi disa kohë më parë një shkrim, Morenës duke publikuar disa foto të realizuara në qytetin Nişantaşı të Turqisë. Në foto duket këngëtarja dhe babai i saj duke arritur tek makina e tyre luksoze në ngjyrë portokalli.

Ndër të tjera ky shkirm i është dedikuar edhe kësaj makine, e cila siç raporton media turke kap vlerën e 10 milionë lirave turke.