“A KE SHOK GAY?” Stresi habit me përgjigjen e tij: Nuk i mbështes por… – AlpeGossip
“A KE SHOK GAY?” Stresi habit me përgjigjen e tij: Nuk i mbështes por…

“A KE SHOK GAY?” Stresi habit me përgjigjen e tij: Nuk i mbështes por…

Diskutime nga më të ndryshmet të banorëve në “Big Brother VIP Kosova” kanë tërhequr shpreh herë vëmendjen e publikut.

Së fundmi Stresi dhe Juliana kanë diskutuar në oborr në lidhje me komunitetin “LGBTI”, ku reperi u shpreh se ai nuk e mbështet këtë grup por mbështet Edonin njërin prej banorëve të shtëpisë i cili e ka pranuar që në fillim se është biseksual.

Menjëherë pas kësaj, Vivieni e ka pyetur Stresin nëse ka shok të cilët janë ‘gay’ dhe ai dha një përgjigje të prerë.

Vivien: Stres ke shokë gay ti?

Stresi: Jo asnjë.

Kujtojmë se që nga hyrja në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, reperi ka thënë se dëshiron të ribashkohet me ish-bashkëshorten e tij.

Ai vazhdimisht kërkon një shans të dytë nga Kejsi, “E meritoj edhe një shans”, është shprehur ai rreth dy ditë më parë.