“A TË PENGON TARA?” Afrona Dika tregon gjithçka për marrëdhënien me vajzën e Bleros – AlpeGossip
“A TË PENGON TARA?” Afrona Dika tregon gjithçka për marrëdhënien me vajzën e Bleros

“A TË PENGON TARA?” Afrona Dika tregon gjithçka për marrëdhënien me vajzën e Bleros

Afrona Dika ka treguar se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me vajzën e vetme të Blero Muharremit, Tarën. Kjo e fundit udhëton shpesh me të atin dhe bashkëshorten e tij e madje kalon ditë të tëra me ta. Afrona poston herë pas here foto në rrjete sociale me Tarën, duke treguar që e ka si një shoqe të vogël.

Po ashtu gjatë një interviste virtuale të zhvilluar së fundmi, ajo ka shprehur fjalët më të ëmbla për Tarën. Dikush nga ndjekësit e ka pyetur modelen nëse e pengon vajza e Bleros në marrëdhënien me të dhe me përgjigjen e saj Afrona tregoi shumë.

“Jo, çfarë??? Aspak! Tara është një vajzë kaq e ëmbël, e edukuar, shpirt i bukur dhe një vajzë shumë e sinqertë. Jo, sepse është vajza e Blerimit, por e dua shumë!”, u shpreh Dika.

Gjithashtu ajo ka treguar se vazhdon ende të jetojë në shtete të ndara me Bleron për shkak të punës dhe se ata të dy kanë 14 vite diferencë me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se para disa javësh u përfol se Afrona ishte në pritje të ëmbël dhe se Blero do të bëhej baba për herë të dytë.

Por më vonë “Prive” mësoi se ky lajm nuk është i vërtetë dhe këtë gjë e bëri të ditur vetë Afrona. Madje ajo tregoi se ata si çift nuk e kanë në plan për momentin që të bëhen prindër. Ata vazhdojnë të jetojnë larg njëri-tjetrit për shkak të angazhimeve profesionale dhe kjo gjë e bën akoma më të vështirë lidhjen e tyre. Blero mendon që të shpërngulet për të jetuar në Zvicër pranë Afronës dhe sapo kjo të ndodhi, dyshja do të nisin planet për zgjerimin e familjes.