ANA DHE MIKELA PUTHEN NË BUZË/ Ja veprimi që bëjnë djemtë gjatë transmetimit të emisionit – AlpeGossip
ANA DHE MIKELA PUTHEN NË BUZË/ Ja veprimi që bëjnë djemtë gjatë transmetimit të emisionit

ANA DHE MIKELA PUTHEN NË BUZË/ Ja veprimi që bëjnë djemtë gjatë transmetimit të emisionit

Gjithçka nisi nga një lojë “pyetje apo dënim” në prapaskenë. Duke qenë se refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së Markos, Ana zgjodhi të puthte në buzë një vajzë, duke i kapërcyer pritshmëritë e djemve.

Ishim duke luajtur një lojë dënim apo e vërtetë, dhe ishte një nga dënimet që iu dha Anës. Iu kërkua të puthte vajzën që i pëlqen më shumë dhe ajo më puthi mua”,- tha Mikela.

Ndërkohë, 20-vjeçarja shtoi: “Ishte loja e atillë. Ishte një dënim nga Marko. ‘Kë nga personat këtu do puthje?’, dhe unë i thash nuk dua të puth asnjë nga çunat dhe doja të puthja Mikelën, sepse më tërheq. Shkurt e shqip…

Ngaqë Mikela më pëlqen më shumë, i plotëson të gjitha ato pritshmëritë e femrës që unë kam në kokën time. Unë e dashuroj figurën e femrës, më pëlqejnë femrat e bukura dhe me karakter. Mikela është një nga femrat më me karakter këtu”.

Pas kësaj deklarate, Mikela u çua sërish dhe i dhuroi një tjetër puthje në buzë Anës. Në këtë moment, çunat u çuan të dilnin nga studioja.

Më herët, Ana kishte bërë një tjetër deklaratë të fortë: “Më mirë kryej marrëdhënie seksuale, sesa jap një puthje”.

Që ta sqaroj këtë se më kanë masakruar kudo. Të gjithë kemi bërë biologji, të gjithë e dimë se si vazhdon cikli i jetës. Mos të bëjmë si injoranta për pjesën e riprodhimit. Edhe kafshët kryejnë marrëdhënie seksuale që të vazhdojnë fazat e jetës. Është diçka mekanike për mendimin tim.

Të gjithë kemi ardhur si pasojë e riprodhimit, me ndjenja, pa ndjenja. Dashuria është ajo që e bën një marrëdhënie të ketë ndjenjë. Dhe në një marrëdhënie seksuale, të vijë kjo dëshira e një puthjeje, vjen dëshira për të pasur kontakt më të afërt fizik. Nuk jam pro marrëdhënieve seksuale kudo, por mendoj se puthja është shumë e shenjtë”,- sqaroi Ana.