Aq shoqe sa dhe zilen e celularit e kishin njësoj: Xhemi zbulon "sekretin" që ndanin me Arbanën - AlpeGossip
Aq shoqe sa dhe zilen e celularit e kishin njësoj: Xhemi zbulon “sekretin” që ndanin me Arbanën

Aq shoqe sa dhe zilen e celularit e kishin njësoj: Xhemi zbulon “sekretin” që ndanin me Arbanën

Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani e kanë treguar prej vitesh se janë shoqe të ngushta dhe mes tyre lidhja është shumë e fortë. Madje shpeshherë ato kanë zbuluar dhe sekrete të vogla për njëra – tjetrën publikisht.

Këtë herë ishte Xhemi ajo që me postimin e saj zbuloi se dikur të dyja kishin të njëjtën preferencë muzikore dhe madje e kishin vendosur edhe zile në celular.

Në një video të postuar në Instastory ku në sfond dëgjohet kënga e këngëtarit shqiptar Stine “Ishe ti”, moderatorja shkruan : “Kur e kishim ringtone Stinen”.

Ajo ka etiketuar edhe mikeshën e saj Arbana dhe e ka shoqëruar me një emoji duke qeshur me lot.

Sot duket paksa qesharake, por disa vite më parë ishte modë të vije si zile në celular këngën e preferuar.