Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Kauri, ishte dje e ftuar në lojën “Hëna e Dielli” në emisionin “E Diell”.
Gjatë kësaj loje, Ana u pyet se më kë do lidhej nga banorët e “Big Brother VIP”. Ajo i habiti të gjithë kur tha se do të lidhej me Tanin pasi i duket interesant dhe pozitiv
Ana gjithashtu tha se ajo do t’ia çirrte maskën Monikës dhe se armiku do të ishte Iliri, pasi e konsideron më të fortin aty.
Kauri herë pas here e ka komentuar në rrjetet sociale BB VIP. Ajo e ka shprehur haptazi se i preferuari i saj është Iliri madje e ka falenderuar publikisht që ai i ka mësuar aq shumë gjëra të gjithëve.
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” foli gjithashtu dhe për lidhjen me Fationin. Ajo tha se pasi doli ai nga programi ajo nuk e gjeti veten më në program, po gjithçka u shkëput shumë shpejt. Po ajo e pranoi që do të ishte lidhur me të.