“ASNJËHERË MJAFTUESHËM”/ Loredana tregon për herë të parë dollapin e këpucëve (FOTOT) – AlpeGossip
“ASNJËHERË MJAFTUESHËM”/ Loredana tregon për herë të parë dollapin e këpucëve (FOTOT)

“ASNJËHERË MJAFTUESHËM”/ Loredana tregon për herë të parë dollapin e këpucëve (FOTOT)

Me siguri të gjithë e keni vënë re stilin e veçantë të reperes Loredana Zefi, e cila shfaqet zakonisht me veshjet e saj si ‘gangstere’ dhe sigurisht që stilit të saj sportiv i përshtaten më shumë atletet.

Kur flasim për to, duket se për Loredanën atletet s’janë asnjëherë mjaftueshëm.

Këtë ka lënë të kuptohet reperja në një postim në InstaStory, ku tregon dollapin e këpucëve.

Ai është i gjithi i mbushur me atlete të ngjyrave të ndryshme, megjithatë numrin më të madh e zënë atletet në ngjyrë të bardhë.

Duket se Loredana është e fiksuar pas tyre dhe jo vetëm!

Ajo ka treguar gjithashtu parfumet në një tjetër postim, të cilat duket se i ka gjithashtu pasion.

Reperja ka fotografuar shishet e ndryshme të parfumeve të saj, ndërsa pranë tyre vërehen edhe disa kapele, të cilat i kombinon shpesh me veshjet e saj.