Bëri SKANDALIN në Eurovizon/ Lirohet me kusht reperi që “PUSHTOI” skenën e Eurovision – AlpeGossip
Bëri SKANDALIN në Eurovizon/ Lirohet me kusht reperi që “PUSHTOI” skenën e Eurovision

Bëri SKANDALIN në Eurovizon/ Lirohet me kusht reperi që “PUSHTOI” skenën e Eurovision

Reper që pushtoi skenën gjatë performancës së Britanisë së Madhe në Festivalin e Këngës në Eurovizion është liruar me kusht.

SuRie po performonte këngën e saj Storm kur Kostandin vrapoi në skenë dhe i rrëmbeu mikrofonin gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë nga Lisbona mbrëmjen e së shtunës.

Një deklaratë nga Unioni Europian i Transmetimeve (EBU) tha se policia po heton çështjen.

Dr. A.C, i cili bërtiti në skenë ‘ne kërkojmë liri’, ishte në paraburgim dhe po merrej në pyetje.

“Ai është marrë në pyetje nga policia menjëherë pas incidentit dhe më pas është mbajtur në paraburgim deri të hënën 14 maj kur doli para gjykatës në Lisbonë. Ai është liruar me kusht,”-shkruhet në deklaratën e EBU.

SuRie, e cila u rendit e 24-ta nga 26 vende në këtë event, refuzoi mundësinë për të kënduar përsëri pasi performanca e saj u ndërpre.