BORA ZEMANI I ZURI VENDIN/ Ku do të shfaqet Nevina në sezonin e ri televiziv (FOTO) – AlpeGossip
BORA ZEMANI I ZURI VENDIN/ Ku do të shfaqet Nevina në sezonin e ri televiziv (FOTO)

BORA ZEMANI I ZURI VENDIN/ Ku do të shfaqet Nevina në sezonin e ri televiziv (FOTO)

Pak ditë më parë u bë e ditur se Bora Zemanin do ta shohim në Top Channel në sezonin e ri televiziv. Burime për “Revista who” treguan se Bora do të drejtojë “Përputhen”, rubrika që u dha mundësi vajzave dhe djemve të gjenin shpirtin binjak në “E diell”. “Përputhen” do të kthehet tashmë në një emision të përditshëm nën drejtimin e Bora Zemanit.

Kështu Bora i ka zënë vendin Nevina Shtyllës e cila e prezantoi “Përputhen” bashkë me Edi Manushin në sezonin e shkuar.

Por ku do ta shohim Nevinën këtë sezon? Vetë Nevina ka publikuar disa video në Instastory midis natyrës, duke treguar se është duke xhiruar spotin e radhës, me të cilin do të shfaqet në ekran, por duke mos zbuluar asnjë detaj më shumë.

Në një intervistë ekskluzive për “Revista Who”, ajo ka pohuar se këtë fillim shtatori do të vijë me shumë ndryshime dhe përgjegjësi të reja, të cilat nuk i ka pasur më parë.