Me duetin e fundit me Mateos Frrokun goditi në shenjë, por këngëtari popullor Bujar Qamili nuk e mohon se preferon më shumë duetet me këngëtaret.
Qamili: Prite Zot, më mirë me këngëtare.Prite zot rrezikun.
I pyetur nëse bashkëpunime të tilla i kanë sjellë xhelozira në çift, Qamili tha në “BOOM”
Qamili: Më thonë a bëhet xheloze gruaja? Mua gjithmonë me gruan më ngatërrojnë. Gruan e kam artiste, nuk do me dit gjë hiç. Vetë më thotë shko nga të duash vetëm hajde në darkë dhe silli paratë në shtëpi.
E megjithatë situata duket e ekuilibruar.
Por kur bëhet fjalë tek ekonomia e shtëpisë, as Bujar Qamili nuk bëj përjashtim nga shumica e shqiptarëve.
Qamili: Paratë i fitoj unë. Ne me të vërtetë fitojmë para por unë kam kënaqësi kur ja çoj paratë që fitoj gruas, por më kënaqësi kam kur i blej të dashurës një parfum.Tregoj të drejtën, ndoshta bëra gabim.
Pas kësaj deklarate Bujar Qamili nuk e sqaroi nëse e dashura ishte gruaja apo ajo që menduam të gjithë kur e lexuam për herë të parë./AlpeNews.al/