”BUKURIA JOTE ËSHTË…”/ Isli Islami bëhet më romantik se kurrë, ja komenti që i lë Orit (FOTO) – AlpeGossip
”BUKURIA JOTE ËSHTË…”/ Isli Islami bëhet më romantik se kurrë, ja komenti që i lë Orit (FOTO)

”BUKURIA JOTE ËSHTË…”/ Isli Islami bëhet më romantik se kurrë, ja komenti që i lë Orit (FOTO)

Ori Nebiaj dhe Isli Islami prej vitesh janë miq. Kjo për shkak edhe të emisionit të mëngjesit që moderojnë ‘Wake Up’. Miqësia e tyre është vënë re shpesh përmes postimeve në rrjetet sociale me foto të përbashkëta.

Mirëpo sot Isli nuk është përmbajtur aspak në një foto të Orit, për të bërë një koment shumë të bukur. Në foton ku duket moderatorja e veshur me të bardha dhe një xhaketë kafe lart, Ori ka shkëlqyer. Vetë moderatorja e ka postuar foton me mbishkrimin: “Qetësi e pazakontë në qytet”.

Nuk mund të mungonte edhe komenti pikant i Islit, i cili ka shkruar: “Bukuria jote është zhurma më e këndshme që veshët e këtij qyteti kanë dëgjuar”. Me siguri ky koment romantik mund të jetë një shenjë e dickaje më shumë mes dy moderatorëve të njohur të Top Chanbel, pasi edhe më parë ata janë përfolur mbi një lidhje të mundshme. Na mbetet të presim.