U KRITIKUA NGA FANSAT/ Aurela Hoxha jep deklaratën që nuk e prisnim: Kam hequr dorë nga… – AlpeGossip
U KRITIKUA NGA FANSAT/ Aurela Hoxha jep deklaratën që nuk e prisnim: Kam hequr dorë nga…

U KRITIKUA NGA FANSAT/ Aurela Hoxha jep deklaratën që nuk e prisnim: Kam hequr dorë nga…

Aurela Hoxha së fundmi është shfaqur shumë sensuale në këngën e re të Alban Ramosaj me titull ‘Tkom Dasht’. Me gjithë bukurinë dhe trupin elegant që e karakterizon, Aurela është komplimentuar për dukjen në video nga të gjithë dashamirës dhe miq të saj.

Mirëpo jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim. Në një postim të Rudina Magjistarit ku tregonte mbi surprizën që Aurela i bëri Albanit në studio, është vënë re komenti i një fanseje. Ndër të tjera ajo ka replikuar keq me Aurelën, duke e sharë për filtrin që ka përdorur, dhe po ashtu për buzët e mëdha të bëra.

Ndërkohë Aurela ka bërë deklaratën e papritur, se ka hequr dorë nga të bërit e buzëve dhe se e ka hequr tashmë mbushjen. “Qetsohuni njerez te “mire” nuk i kam ber me , perkundrazi, prej kohesh i kam hequr mbushjen , dhe sdo ti bej kurr me. A nuk duket qarte qe eshte filter? Apo menduat qe kam bere dhe $tatu? ps: si ju duket kenga e re e Albanit”-ka shpjeguar Aurela mes batutash.